Znj. Neime Binaku-Isufi është një profesioniste me përvojë mbi 20-vjeçare në sektorin publik, veçanërisht në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit të Brendshëm. Ajo ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në Ministrinë e Financave, si eksperte në Njësinë Qendrore Harmonizuese për Menaxhim Financiar dhe Kontroll (NJQH). Roli i saj ka përfshirë hartimin e politikave strategjike, përgatitjen e dokumentacionit për raportime financiare, zhvillimin e programeve trajnuese për organizatat buxhetore dhe menaxhimin e rreziqeve institucionale. Ajo ka një bazë të fortë akademike me Diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Master në Menaxhment Gjeneral Ndërkombëtar. Gjatë karrierës së saj, ka marrë pjesë në trajnime të shumta të specializuara të mbështetura nga USAID, Bashkimi Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë Kontrollin e brendshëm, menaxhimin e rrezikut dhe përgatitjen si trajnere. Znj. Binaku-Isufi shquhet për përpikmëri në punë, aftësi të mira të një Lideri ,organizative dhe gatishmëri për të marrë vetëiniciativë. Ajo posedon aftësi të mira ndërpersonale dhe përshtatet lehtësisht në ambient multietnik. Zotëron njohuri të mira në Microsoft Office dhe është e licencuar me patentë shoferi (kategoria B). Gjuhët e huaja që njeh janë anglishtja dhe turqishtja.