Pozita Dominuese

KREU IV – ABUZIMI ME POZITËN DOMINUESE DHE PRAKTIKAT KUFIZUESE

Konstatimi i Pozitës Dominuese

  1. Ndërmarrja ka pozitë dominuese nëse, si furnizues ose blerës i disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve:

1.1. nuk i nënshtrohet konkurrencës së lirë në treg;

1.2. ka fuqi të rëndësishme në treg në krahasim me konkurrentët ekzistues ose potencial, për këtë qëllim merret parasysh veçanërisht:

1.2.1. pjesëmarrja dhe pozita e tij në tregun relevant;
1.2.2. fuqia e tij financiare;
1.2.3. qasja e tij ndaj furnizimeve ose tregjeve;
1.2.4. lidhjet e tij me ndërmarrjet tjera;
1.2.5. pengesat juridike ose faktike të ndërmarrjeve tjera në treg;
1.2.6. konkurrenca aktuale ose potenciale me ndërmarrjet e themeluara brenda ose jashtë Kosovës.

  1. Një ndërmarrje konsiderohet të ketë pozitë dominuese nëse ka pjesëmarrje më të madhe se njëzet e pesë (25%) në treg. Kjo pjesëmarrje nuk konsiderohet pozitë dominuese në rast se ndërmarrja në fjalë argumenton se është e ekspozuar para një konkurrence ose që nuk ka pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët e vet, duke i marr parasysh faktorët e specifikuar në nën-paragrafin 1.2. të këtij paragrafi.
  2. Dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura mund të jenë në pozitë dominuese nëse në raport me konkurrentet e tyre veprojnë bashkërisht në tregun relevant si dhe nëse pjesëmarrja e përgjithshme e tyre në treg është më e lartë se dyzet (40%) përqind (pozita dominuese kolektive).
  3. Barra e konstatimit që pozitën dominuese në treg mund ta ketë edhe pjesëmarrësi, pjesa e të cilit në tregun relevant është më e ulët se njëzet e pesë përqind (25%), respektivisht në raste të dominimit kolektiv më e ulët se dyzet përqind (40%), bie mbi autoritetin

Abuzimi me Pozitën Dominuese

  1. Abuzim i pozitës dominuese i një ose më shumë ndërmarrjeve në tregun relevant është i ndaluar veçanërisht nëse:

1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthor vendos çmimin jo real të blerjes apo shitjes, ose kushte tjera të pa drejta tregtare;

1.2. kufizon prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve;

1.3. zbatimin e kushteve të ndryshme të transaksioneve për punët e njëjta me ndërmarrjet tjera duke i sjellë ato në një pozitë të pafavorshme në raport me konkurrencën;

1.4. lidhja e kontratave, me kusht që subjektet kontraktuese të pranojnë detyrime shtesë;

1.5. vendosja e çmimeve ose e kushteve tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e hyrjes ose nxjerrjen jashtë tregut relevant të konkurrentëve të veçantë ose të një produkti të tyre;

1.6. refuzimi i hyrjes së një ndërmarrje tjetër, duke i dhënë një shpërblim të përshtatshëm në rrjetin ose në infrastrukturat e ndërmarrjes me pozitë dominuese, nëse ky refuzim i përdorimit të rrjetit ose të infrastrukturave pengon ndërmarrjen tjetër të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes me pozitë dominuese.

Vendimi për konstatimin e keqpërdorimit të Pozitës Dominuese

  1. Autoriteti bazuar në nenin 10 dhe 11 të këtij ligji me vendim për keqpërdorimin e pozitës dominuese:

1.1. konstaton ekzistimin e pozitës dominuese, veprimin e ndërmarrjes me të cilin shkelet konkurrenca në treg dhe kohëzgjatjen e veprimeve të tilla;

1.2. ndalon çdo veprim të mëtejshëm të ndërmarrjeve nga nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi

1.3. përcakton masat, kushtet dhe afatet për heqjen e efekteve të dëmshme të veprimeve të tilla;

1.4. Shqipton masa ndëshkuese në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors