KREU V – PËRQENDRIMET – Përqendrimi i Ndërmarrjeve
Nocioni i Përqendrimit
- Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm me të cilën fitohet:
1.1. Bashkimi i dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura ose pjesëve të këtyre ndërmarrjeve;
1.2. Kontrolli i drejtpërdrejt apo i tërthortë ose ndikimin e pozitës dominuese të një apo më shumë ndërmarrjeve ose pjesëve të ndërmarrjeve si vijon:
1.2.1. Marrjen e shumicës së aksioneve ose një pjesë të tyre;
1.2.2. Marrjen e shumicës së të drejtave të votimit;
1.2.3. Në ndonjë mënyrë tjetër, bazuar në dispozitat e ligjeve në fuqi dhe rregulloreve tjera.
- Fitimi i kontrollit sipas paragrafit 1 të këtij neni realizohet me bartjen e të drejtave, kontratave ose akteve tjera me të cilat një ose më shumë ndërmarrje, qoftë individualisht ose së bashku, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat juridike dhe faktike, fitojnë mundësinë e realizimit të ndikimit të pozitës dominuese për një ose më shumë ndërmarrje në baza të përhershme.
- Krijimin e një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) nga dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura, e cila punon në baza të përhershme si një subjekt i pavarur ekonomik, do të konsiderohet përqendrim sipas paragrafit 1. të këtij neni.
- Qeveria me propozim të Autoriteti me akt nënligjor përcakton mënyrën e paraqitjes se kërkesës dhe kriteret për konstatimin e përqendrimit.
- Përqendrim i ndërmarrjeve sipas paragrafit 1. deri ne paragrafin 3. të këtij neni nuk konsiderohet:
5.1. kur blerja e aksioneve të një ndërmarrje nga institucionet financiare, institucionet e kreditit dhe të sigurimit, për rishitje për sa kohë që ato nuk ushtrojnë të drejtën e votës për aksionet që kanë dhe me kusht që rishitja e tyre të bëhet brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga blerja;
5.2. Me kërkesë, Autoriteti mund të zgjasë periudhën edhe për dymbëdhjetë (12) muaj në qoftë se operatori dëshmon se një shitje e tillë nuk ka mund të realizohet në periudhën e caktuar;
5.3. Blerjen e aksioneve ose pjesëve të aksioneve që është rezultat i ristrukturimit të brendshëm të ndërmarrjes dhe ka lidhje me kontrollin e përbashkët, marrjes, bashkimit, bartjes së pronësisë;
5.4. Kur kontrolli për ndërmarrjen bartet në menaxherin e falimentimit ose në likuidatorin në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi.
Neni 14 -Përqendrimet e ndaluara
Janë të ndaluara përqendrimet e ndërmarrjeve që mund të dëmtojnë ndjeshëm konkurrencën, veçanërisht në qoftë se një përqendrim i tillë ka si pasojë forcimin e pozitës dominuese ekzistuese ose krijimin e një pozitë të re dominuese.