Kartelet

Llojet e marrëveshjeve

Marrëveshje horizontale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik. Marrëveshja ndërmjet ndërmarrjeve lidhur me mallra dhe/ose shërbime dhe që ndikon në një treg brenda Kosovës është e ndaluar për aq sa ajo e kufizon lirinë e palës për vendosjen e çmimeve në ngarkim të palëve të treta ose çfarëdo kushti thelbësor në marrëveshjet e lidhura me palët e treta.

Marrëveshje vertikale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme tregu.

Marrëveshjet e ndaluara

LIGJI Nr. 03/L-229 PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS NENI 4 „MARRËVESHJET E NDALUARA“

Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marrura ne mes te shoqatave të ndërrmarjeve dhe praktikat e bashkrenduar të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që:

caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi

kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet

ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit

zbatojnë kushte të ndryshme për transanksione të njëjta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese.

kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave

Marrëveshjet që përjashtohen

Përjashtimi i Marrëveshjeve Horizontale – Marrëveshja horizontale, veçanërisht marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë racionalizimin ose specializimin e veprimtarisë ekonomike, kërkimin dhe zhvillimin e produkteve ose proceseve, blerjen ose shitjen e përbashkët të produkteve nga një burim i vetëm, mund të përjashtohen nga ndalimi i përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji, për shkak të efiçiencës ekonomike.

Marrëveshja justifikohet për shkak të efiçiencës ekonomike nëse plotësohen këto kushte:

ulja e kostos së prodhimit ose të shpërndarjes, rritja e rendimentit, përmirësimi i produkteve ose proceseve të prodhimit, nxitja e kërkimit për zhvillimin dhe përhapjen e njohurive teknike e profesionale, shfrytëzimi i burimeve në mënyrë më racionale ose nxitja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

pjesëmarrja më e drejtë në këtë përfitim nga ana e konsumatorëve ose e përdoruesve;

mos kufizimi i ndjeshëm i konkurrencës.

Përjashtimi i Marrëveshjeve Vertikale – Marrëveshjet vertikale mund të përjashtohen nga marrëveshjet e ndaluara të përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji, për shkak të efiçiencës ekonomike, veçanërisht kur kanë si objekt ose si pasojë:

kufizimin e shitjeve me kontakte të drejtpërdrejta brenda një territori ekskluziv ose ndaj një grupi klientësh ekskluzivë, të rezervuar për vetë furnizuesin ose për një shpërndarës tjetër të autorizuar nga furnizuesi,

kufizimin e shitjeve përdoruesve të fundit nga shpërndarësi, që vepron në nivelin e tregtisë me shumicë;

kufizimin e shitjeve shpërndarësve të paautorizuar nga anëtarët e një sistemi shpërndarjeje, në të cilin ndërmarrjet furnizuese, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, u shesin produktet e kontraktuara shpërndarësve të përzgjedhur në bazë të kritereve të caktuara;

kufizimin e së drejtës të shpërndarësve për t’i shitur pjesë përbërëse klientëve, të cilët i përdorin ato për prodhimin e produkteve të ngjashme me ato të furnizuesit.

Aplikimi dhe Lejimi i përjashtimit

Autoriteti mund të lejojë një përjashtim të përcaktuar për marrëveshjet e veçanta nëse:

ka pranuar aplikimin për përjashtimin që përputhet me kërkesat e nenit 9 paragrafit 2. të këtij neni;

ka shqyrtuar aplikimin dhe i ka hetuar çështjet e parashtruara në të dhe;

ka konstatuar se kriteret për lejimin e përjashtimit janë përmbushur.

Marrëveshjet me vlerë të vogël

Marrëveshja me vlerë të vogël konsiderohet ajo marrëveshje kur pjesëmarrja e përbashkët e tyre në treg nuk është e ndjeshme dhe nuk e çrregullon konkurrencën

Kriteret dhe kushtet për përcaktimin e marrëveshjes me vlerë të vogël rregullohen me akt nënligjor nga Qeveria në bazë të propozimit të Autoriteti.

Dispozitat e nenit 4 të këtij ligji nuk aplikohen për marrëveshjet me vlerë të vogël.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors