Rreth Nesh

Misioni i Autoritetit është të ndihmojë tregun të funksionojë mirë për konsumatorët, ndërmarrjet dhe ekonominë në tërësi duke hequr pengesat dhe vështirësitë në treg. Konkurrenca efektive në treg inkurajon krijimin e kushteve për rritje ekonomike bazuar në tregje konkurruese, shpërndarje dhe përdorim efikas të burimeve të kufizuara, si dhe inovacione dhe investime që kontribuojnë në këtë. Kjo kërkon jo vetëm angazhimin e Autoritetit , por edhe angazhimin e të gjitha palëve te interesit në krijimin e rregullave të qarta dhe të zbatueshme që rregullojnë sjelljen e tregut, organe të kualifikuara që zbatojnë këto rregulla dhe zbatim efektiv në praktikë. Vizioni i Autoritetit është të krijojë dhe ruajë konkurrencën efektive të tregut që do të stimulojë rritjen afatgjatë dhe do të sigurojë përfitime dhe mirëqenie maksimale për konsumatorët, si dhe do të inkurajojë ndërmarrjet për të përmirësuar efikasitetin dhe inovacionin.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors