Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kryetarja e Autoritetit znj. Neime Binaku-Isufi takon ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Taulant Kelmendi kanë pritur në një takim kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Binaku-Isufi dhe 2 ekspertë të konkurrencës z. Rizah Arifi dhe z. Albion Rexhepi. Në takim u diskutuan gjetjet në terren dhe procesi i përgjithshëm i përzgjedhjes dhe shpërndarjes së librave […]

Paralajmërimi i Autoritetit të Konkurrencës

Misioni i Autoritetit të Konkurrencës është të sigurojë dhe kontribuojë në funksionimin normal të tregut për konsumatorët, ndërmarrjet dhe ekonominë në tërësi përmes konkurrencës efektive në treg, duke hequr pengesat që kanë lindur ose mund të lindin duke kufizuar konkurrencën në treg. Autoriteti i Konkurrencës është duke monitoruar me kujdes të veçantë zhvillimet në procesin […]

Autoriteti i Konkurrencës hap procedurë hetimore ndaj 4 operatorëve kabllor

Njoftim për medie12.08.2024 Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se me datë 08.08.2024 ka nisur një hetim të thelluar lidhur me dyshimin e bazuar për arritjen e marrëveshjes së ndaluar/kartel për fiksimin e çmimeve dhe ndarjen e tregjeve në sektorin e telekomunikacioneve nga disa operatorë me ndikim në treg. Konkluzioni për […]

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mban takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë aktiv në aspektin e ndërgjegjësimit apo avokimit lidhur me veprimtarinë qe zhvillon ne fushën e konkurrencës, ku më datë 17.07.2024 është zhvilluar takim në mes të  Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës znj. Neime Binaku-Isufi dhe Kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Shaqir […]

Autoriteti i Konkurrencës fillon hetim ndaj Artmotion Shpk dhe monitorim të tregjeve tjera përkatëse

Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në Mbledhjen e radhës me datë 12.07.2024 në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj ndërmarrjes Artmotion Shpk për çrregullim të konkurrencës në tregun përkatës si dhe monitorimin e ndërmarrjeve mbi dyshimet të përqendrimeve të pa […]

Autoriteti i Konkurrencës merr pjesë në konferencën e organizuar nga ILEA

Delegacioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Kryetarja znj. Neime Binaku-Isufi dhe Inspektori hetues z. Albion Rexhepi, përmbyllën me sukses pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit  (ILEA) në Budapest të Hungarisë. Pjesëmarrja e delegacionit tonë u mundësua falë ftesës dhe mbështetjes së ofruar […]

Autoriteti i Konkurrencës uron festën e Kurban Bajramit

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës uron të gjithë besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit. Kjo festë e veçantë është një moment reflektimi, solidariteti dhe dhurimi që na kujton rëndësinë e ndarjes dhe kujdesit për njëri-tjetrin. Urojmë që Kurban Bajrami t’ju sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo festë […]

Autoriteti i Konkurrencës mban takim me zyrtarët e Prokurimit të Komunës së Gjakovës

Në kuadër të aktivitetit ndërgjegjësues rreth politikave të konkurrencës i cili po zhvillohet nëpër komunat e Kosovës, Autoriteti i Konkurrencës kësaj radhe, me datë 07.06.2024 ka mbajtur takim me zyrtarët e Prokurimit pranë Komunës së Gjakovës. Në këtë takim u diskutua rreth veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, e cila bazohet në aplikimin e Ligjit nr. […]

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mban takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Më datë 29.05.2024 pranë Komunës së Gjilanit, është mbajtur një takim në mes të Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës znj. Neime Binaku-Isufi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për të informuar dhe ndërgjegjësuar publikun për konkurrencën në treg, duke përfshirë legjislacionin, politikat, dhe zhvillimet […]

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mban takim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt

Më datë 22.05.2024 pranë Komunës së Ferizajt, është mbajtur një takim në mes të Kryetarës së Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës znj. Neime Binaku-Isufi dhe Kryetarit të Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për të informuar dhe ndërgjegjësuar publikun për konkurrencën në treg. Ky aktivitet është mbajtur me […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors