Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës me zyrtarë të Autoritetit

Dje, më 20.05.2024, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Neime Binaki, së bashku me zyrtarë tjerë të Autoritetit, zhvilluan një takim me Kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, z. Fadil Berjani, dhe përfaqësues të tjerë të ndërmarrjeve që shesin derivate, të cilët kanë shprehur ankesa ekonomike prej ditësh. Takimi u mbajt për të adresuar shqetësimet e […]

Vizita e delegacionit të Autoritetit të Konkurrencës së Turqisë

Sot me datë 16.05.2024, në zyret e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, në krye me znj. Neime Binaku Isufi u mirëpritën për vizitë  nënkryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Turqisë, z. Hakan Bilir, dhe anëtari i bordit, z. Cengiz Çolak. Duke pasur parasysh se Republika e Kosovës dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera […]

Njoftim për Media – Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Meridian Corporation

Fillimi i Procedurës Hetimore ndaj Ndërmarrjes Meridian Corporation Sh.p.k. Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj ndërrmarjes Meridian Corporation Sh.p.k. për dyshimet e arsyeshme se kjo e fundit ka realizuar blerje të aksioneve ndaj kompanisë Spar Kosova […]

Autoriteti i Konkurrencës merr pjesë në Konferencën për zhvillimin e sistemit të Prokurimit Publik

Bashkëpunimi Ndërinstitucional në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë23 prill, 2024Prishtinë, Kosovë Komisioni Rregullativ i prokurimit publik,  ka organizuar konferencën për zhvillimin e sistemit të Prokurimit Publik  si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e prokurimit publik në Kosovë. Fjalimi i Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës se Republikës se Kosovës, znj. Neime Binaku-Isufi: Sigurimi i konkurrencës […]

Autoriteti i Konkurrencës merr pjesë në tryezën e parë rajonale të partneritetit Publiko-Privat

Datë: 24 dhe 25 prill, 2024 Prishtinë, Kosovë Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ne bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e pare rajonale me temë “Avancimi i partneritet Publiko-Privat”. Kjo tryeze shërbeu si  platformë e diskutimeve ndërmjet politikë bërësve, përfaqësuesve te institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, […]

Autoriteti i Konkurrencës mban ligjëratë rreth konkurrencës me studentët e Kolegjit AAB

Autoriteti i Konkurrencës ka mbajtur të Shtunën me 27.04.2024, me ftesë nga Profesoresha e Fakultetit Juridik znj. Albana Pasijaqa, një ligjërate për studentët e Kolegjit AAB në kuadër të temes “E drejta e Konkurrencës”.   Para studentëve prezantuan Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës  znj. Neime Binaku-Isufi, dhe IHK  z. Egzon Berisha! Folësit u fokusuan në mënyrën sesi […]

Urime festa e Fitër Bajramit

Pas muajit të bekuar të Ramazanit, ku besimtarët muslimanë u angazhuan në adhurim, falenderim, solidaritet dhe sakrificë, tani vjen koha për të festuar dhe për të shprehur urimet ndaj njëri-tjetrit me rastin e festës së Fitër Bajramit! Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët muslimanë, duke […]

Urime dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo ditë e shënuar është një shprehje e rëndësisë së respektimit të vlerave kushtetuese, të drejtave dhe lirive themelore që përcaktojnë rrugën tonë […]

Seminari për vlerësime gjyqësore të Konkurrencës e mbajtur në Budapest – Hungari

Njoftojmë se Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës po ecën përpara me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mundësitë e ndërkombëtarizimit . Së fundmi, Kryetarja e Autoritetit Konkurrencës znj. Neime Binaku-Isufi dhe z. Albion Rexhepi ishin të ftuar në një seminar prestigjioz të organizuar nga Qendra Rajonale e Konkurrencës (RCC) në Budapest. Ky seminar ofroi një platformë […]

Njoftim për Media – Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Devolli Corporation dhe Kujtesa Net

Autoriteti i Konkurrencës: Fillimi i Procedurës Hetimore ndaj Ndërmarrjeve Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k. për Shitblerjen e Aksioneve në Treg Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj dy ndërmarrjeve, Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors