Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Autoriteti i Konkurrencës zhvillon takim me Viva Fresh për monitorimin e tregut dhe çmimeve të produkteve bazë

Mbahet takim avokues ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës me kompaninë Viva Fresh SH.P.K.

Me datë 02.04.2025, është mbajtur një takim ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe kompanisë e cila mirret me Tregtinë me pakicë të artikujve ushqimorë – Viva Fresh shpk,

Në këtë takim nga Autoriteti kanë marrë pjesë Kryetarja e institucionit znj. Neime Binaku-Isufi dhe U.D Shefi i Departamentit të Analizës, Metodologjisë dhe të Drejtave Ekskluzive,z. Adrian Mustafa kurse nga kompania ka marrë pjesë z. Pellumb Halilaj– CEO i kompanisë dhe z. Arbnor Gashi – Drejtor menaxhues.

Qëllimi i takimit ishte studimi i tregut, të cilin Autoriteti e ka filluar për Monitorimin/Hulumtimin e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë në Republikën e Kosovës.

Analiza e tregut u nis në mes të rritjeve të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët, zhvillimeve globale dhe evropiane në zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së inflacionit.

Arsyeja kryesore e këtij shqyrtimi paraprak/monitorimi, është të përcaktojë strukturën e tregut tek rrjeti i shitjeve me pakicë dhe pjesëmarrësit ne tregun përkatës, fuqinë përkatëse si dhe një pamje të situatës, fenomeneve dhe dobësitë e mundshme të tregut që në raste të caktuara mund të shkaktojnë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Po ashtu, në këtë takim nga ana e kompanisë, janë prezantuar para Autoritetit shqetësimet që ata i kanë në përgjithësi, të cilat do të trajtohen nga Autoriteti i Konkurrencës me kujdes të veqantë.

Autoriteti mbetet i përkushtuar që cmimet bazike të shportës ushqimore të i trajtoj me kujdes të veqantë dhe me prioritet, andaj do të vazhdoj me takime me kompanitë tjera në këtë treg.

Kjo analizë e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë është duke u kryer në koordinim të ngushtë edhe me Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors