Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Autoriteti i Konkurrencës zhvillon ligjëratë informuese për studentët e Universitetit të Prizrenit

Autoriteti i Konkurrencës mbajti një ligjëratë informuese në Universiteti i Prizrenit para studentëve, me fokus në rëndësinë e zbatimit të Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe rolin e tij në krijimin e një tregu të hapur, të drejtë dhe konkurrues.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ekspertët e Autoritetit z. Albion Rexhepi, z. Egzon Berisha si dhe zyrtari ligjor z. Enis Shatri, prezantuan para studentëve aspektet kryesore të legjislacionit të konkurrencës, praktikat institucionale dhe rëndësinë e mbrojtjes së konkurrencës së lirë në treg.

Gjatë ligjëratës u trajtuan temat kryesore që lidhen me ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara dhe parandalimin e abuzimit me pozitën dominuese, si mekanizma të rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe zhvillimin ekonomik. Studentët patën mundësinë të njihen më afër me kompetencat dhe funksionimin e Autoriteti i Konkurrencës, si dhe të diskutojnë raste praktike nga fusha e konkurrencës.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Autoritetit për rritjen e vetëdijes, forcimin e kulturës së konkurrencës dhe afrimin e institucioneve me komunitetin akademik dhe gjeneratat e reja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors