Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Autoriteti i Konkurrencës shënon 17-vjetorin e themelimit me Ditën e Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës shënojë sot 17-vjetorin e themelimit të tij.

Një moment reflektimi për rrugëtimin e deritanishëm dhe përkushtimin e pandërprerë në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregjet tona. Gjatë këtyre viteve, Autoriteti është bërë një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit, duke promovuar konkurrencën e lirë dhe barazinë e mundësive për të gjithë operatorët ekonomikë.

Konferenca u organizua nën mbikqyrjen e Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, znj. Neime Binaku-Isufi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në forcimin e kulturës së konkurrencës dhe në garantimin e tregjeve të hapura dhe të drejta.

Në këtë përvjetor, Dita e Konkurrencës bashkoi përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe të rajonit, të cilët ndanë vizione dhe përvoja mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve dhe rregullatorëve të tregjeve. Ky bashkëpunim është thelbësor për të siguruar që çdo treg të mbetet i hapur, i drejtë dhe funksional në dobi të qytetarëve.

Faleminderim i veçantë u shkon institucioneve që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre në këtë ngjarje si znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; z. Blerim Sallahu, Ministër i Ministrisë së Drejtësisë; z. Denar Biba, Kryetar i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës; z. Durim Kraja, anëtar i Komisionit të Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës; Kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës së Maqedonisë së Veriut znj. Malinka Siljanovska Nikolić bashkë me anëtarin e Komisionit z. Valon Elezi dhe Sekretaren e Përgjtishme znj. Karolina Andonovska; z. Mark Buzhala, Drejtor i Departamentit të Rregullimit Ekonomik të Tregut të ARKEP-it; z. Besnik Berisha, Kryetar i Komisionit të Pavarur për Media; z. Isa Hasani, U.D. Kryetar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit; z. Avni Sahiti, anëtar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; z. Sami Salihu, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës; përfaqësuesve akademikë znj. Egzona Osmanaj dhe z. Avdylkadër Muçaj, mediave dhe të gjithë mysafirëve nga institucionet e ndryshme. Prania dhe angazhimi i tyre dëshmon se kultura e konkurrencës është një përpjekje e përbashkët që shtrihet përtej kufijve institucionalë.

Në këto 17 vite, Autoriteti ka dëshmuar se konkurrenca nuk është vetëm një çështje ligjore, por një vlerë e domosdoshme shoqërore dhe ekonomike. Ajo nxit inovacionin, ul çmimet, përmirëson cilësinë dhe rrit besimin e publikut në tregjet e lira. Përmes punës së përbashkët me institucionet partnere, Autoriteti do të vazhdojë të garantojë që konkurrenca e lirë të jetë në shërbim të zhvillimit e jo pengesë për të.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësuesve të mediave dhe bashkëpunëtorëve tanë ndër vite për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në forcimin e konkurrencës së drejtë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors