Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Autoriteti i Konkurrencës merr pjesë në aktivitetin e Javës së Integritetit për forcimin e transparencës në prokurimin publik

Në kuadër të Javës së Integritetit, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Binaku Isufi, mori pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), me temë:

“Prokurimi Publik – Mundësi dhe Rrezik: Roli i Institucioneve Mbikëqyrëse, Parandaluese dhe Rregullatore.”

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë:

Zyrën Kombëtare të Auditimit,

Autoritetin i Konkurrencës,

OSHP,

Policinë e Kosovës,

Ekspertë nga SIGMA,

OJQ Demokraci Plus,

Institucione të tjera dhe donatorë ndërkombëtarë.

Diskutimet u fokusuan në:

Identifikimin e mundësive dhe rreziqeve në prokurimin publik,

Rolin e institucioneve në forcimin e transparencës dhe integritetit,

Strategjitë për parandalimin e korrupsionit dhe përdorimin efikas të fondeve publike.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të avancuar përpjekjet drejt një sistemi më transparent dhe efikas të prokurimit publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors