Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Autoriteti i Konkurrencës intensifikon monitorimin e tregut pas ankesave për rritjen e çmimeve

Autoriteti i Konkurrencës adreson ankesat e rritjes së çmimeve dhe intensifikon monitorimin e tregut

Kohëve të fundit, në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK) janë adresuar ankesa lidhur me ngritjen e çmimit të disa produkteve në tregun e Kosovës. Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate, sqarojmë se AKRK, ashtu siç është rasti me çdo institucion tjetër për mbrojtjen e konkurrencës në rajon dhe në vendet e Bashkimit Evropian, nuk ka mandat që të rregullojë çmimet e ndonjë produkti ose shërbimi.

Mandati themelor i AKK-së është mbrojtja e konkurrencës së lirë si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe kjo nënkupton që AKRK vepron kur cenohet, pengohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg.

Më konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës mund të reagojë në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar (pra, nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre eksplicite, përmes formës se kartelit-marrëveshjes së ndaluar apo sjelljeve te tyre ne treg – praktikës së bashkërenduar). Gjithashtu, AKRK mund të reagojë edhe ndaj ndërmarrjeve që kanë pozitë dominuese në treg dhe të cilët keqpërdorin këtë pozitë.

Natyrisht, pas rrethanave të krijuara me çmimet e disa produkteve, AKRK ka intensifikuar monitorimin e tregjeve për t’u siguruar që ndërmarrjet nuk janë duke e shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës përmes praktikave të përmendura sipër. Përveç kësaj, AKRK në vazhdimësi është duke avokuar përmes formave të ndryshme që të rris vetëdijen e operatorëve të tregut për Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Autoriteti është duke trajtuar produktet e shportës ushqimore, dhe Arsyeja kryesore e kësaj analize/monitorimi, është të përcaktojë strukturën e tregut dhe pjesëmarrësit ne tregun përkatës, fuqinë përkatëse si dhe një pamje të situatës, fenomeneve dhe dobësitë e mundshme të tregut që në raste të caktuara mund të shkaktojnë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Kjo analizë ka filluar në mes të rritjeve të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët, zhvillimeve globale dhe evropiane në zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së inflacionit.

Autoriteti po ashtu, do të bashkëpunoj edhe me Doganën e Kosovës, ATK dhe Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, që të bëjë një analizë/monitorim sa më të mirë dhe domethënës.

Analiza e këtij tregu do të prezantohet para palëve të interesit, institucioneve lokale dhe qendrore si dhe publikut të gjerë. Autoriteti mbetet i përkushtuar që të zhvillojë edhe më tutje bashkëpunimin ndërinstitucional dhe hetimet në treg me qëllim të adresimit dhe zgjidhjeve të kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors