Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

AKRK dhe KRPP thellojnë bashkëpunimin për mbikëqyrjen e konkurrencës në prokurimin publik

Sot, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), znj. Neime Binaku Isufi, priti në takim Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), z. Osman Vishaj.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbikëqyrjen e proceseve të prokurimit publik nga aspekti i respektimit të rregullave të konkurrencës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit dhe parandalimit të praktikave antikonkurruese, përfshirë koordinimin e ofertave (bid rigging), si një nga format më serioze të cenimit të konkurrencës në procedurat e tenderimit.

U theksua nevoja për shkëmbim të informacionit dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të identifikimit të hershëm të indikatorëve të mundshëm të koordinimit ndërmjet operatorëve ekonomikë.

AKRK dhe KRPP shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e mekanizmave të përbashkët që të kontribuojnë në një proces prokurimi më konkurrues, transparent dhe efikas.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në mbrojtjen e konkurrencës, rritjen e efikasitetit të shpenzimit të parasë publike dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors