Pozita:

Nënkryetare

Kaltrina Sela

Znj. Kaltrina Sela është e lindur më 21 prill 1982, në Prishtine. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në Prishtinë. Po ashtu, ka vijuar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përfunduar në vitin 2005. Studimet postdiplomike i ka vijuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e të drejtës penale dhe në Universitetin Amerikan në Kosovë/ Rochester Institute of Technology për Administrim Publik. Ka ndjekur trajnime profesionale dhe është çertifikuar si eksperte e fushës së prokurimit publik. Gjithashtu, Znj. Sela ka ndjekur disa trajnime dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit. Karrierën profesionale si juriste, znj. Sela e ka filluar në vitin 2005, në Gjykatën Komunale në Prishtinë (tani Gjykata Themelore), ndërsa rrugëtimin e mëtejmë profesional e ka vazhduar në Ministrinë për Energji dhe Miniera/Ministria për Zhvillim Ekonomik, fillimisht si Zyrtare e Lartë për Legjislacion, kurse më pas si Zyrtare e Lartë për Prokurim Publik. Nga viti 2015 deri në zgjedhjen e saj si Nënkryetare në AKRK, ajo ka mbajtur pozitën e Udhëheqëses së Divizionit të Prokurimit në Institucionin e Avokatit te Popullit. Në muajin qershor të vitit 2022, Znj. Sela është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si Nënkryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors