Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, e cila shënohet më 23 qershor, Ministria e Administratës Publike dhe Digjitalizimit ka ndarë mirënjohje për shërbyesit civilë të dalluar, ku është përfshirë edhe zyrtarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, znj. Iliriana Hysa Bela.
Ky vlerësim reflekton përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e dëshmuar gjatë ushtrimit të detyrave në shërbimin publik, si dhe kontributin në përmbushjen e misionit institucional të Autoritetit të Konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës vlerëson rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve publikë në ndërtimin e një administrate profesionale, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt interesit publik.
Ky vlerësim përbën një shembull të rëndësisë së meritokracisë dhe standardeve profesionale në shërbimin civil.