Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Pjesëmarrja e Delegacionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës në Konferencën për lansimin e Platformës Ballkanike të Konkurrencës së shteteve të Ballkanit në Stamboll

Stamboll, 30.09.2024 – Me ftesë të Autoritetit Turk të Konkurrencës, Delegacioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës e prirë nga Kryetarja znj. Neime Binaku-Isufi, po merr pjesë në konferencën për lansimin e Platformës Ballkanike të Konkurrencës. Ky event i rëndësishëm ka mbledhur liderë homolog të konkurrencës së shteteve ballkanike, përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe ekspertë të politikave ekonomike për të diskutuar dhe promovuar parimet e një tregu më të drejtë dhe konkurrues.

Qëllimi i kësaj platforme është të ofrojë një hapësirë për bashkëpunim, shkëmbim idesh dhe zhvillimin e strategjive që mbështesin inovacionin, rritjen ekonomike dhe luftën kundër praktikave monopoliste, përftimin nga përvoja ndërmjet shteteve ballanike, ndarja e eksperiencës, ekspertizës dhe praktikave më të mira.

Në konferencë po marrin pjesë shtete të Ballkanit si: Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia si iniciatorë dhe nikoqir i kësaj konference.

Lansimi i Deklaratës së përbashkët paraqet një shprehje të vullnetit të mirë, pa obligime ligjore për ndërtimin e konkurrencës së lirë. Përmes kësaj platforme ballkanike, mëtohet për një bashkëpunim regjional dhe përforcim të zbatimit të ligjit të konkurrencës duke ndare njohurit, eksperiencat dhe praktikat më të mira.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors