Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i fundit i Komitetit Drejtues të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës mbajti të hënën me 29 janar 2024 takimin e fundit të Komitetit Drejtues të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.

Përfaqësuesit e projektit raportuan për aktivitetet e pjesës së dytë të vitit 2023, dhe kështu duke përmbyllur mbështetjen teknike pesëvjeçare. Projekti ka ofruar një mbështetje të plotë për zhvillimin e politikave të konkurrencës duke mbuluar legjislacionin e ri, trajnimin gjithëpërfshirës, ngritjen e kapaciteteve, dhe mbështetjen për ngritjen e vetëdijes. 

Përkrahja ka ndihmuar Autoritetin e Konkurrencës, si dhe Komisionin Ndihmës Shtetërore, në përpjekjet ekëtyre institucioneve të përafrohen me standardet e kërkuara të Bashkimit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors