Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kosova merr pjesë në Forumin Global për Konkurrencën të OECD-së

Kosova po merr pjesë në Forumin Global për Konkurrencën të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Binaku-Isufi si përfaqësuese e Kosovës i është bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme zyrtarëve nga mbi 110 autoritete dhe organizata tjera nga mbarë bota.

Forumi Global hapi punimet me 7 dhjetor me sesionin me temën “Nga globalizimi në rajonalizim” që u pasua me tre sesione të tjera të hapura për autoritetet e konkurrencës: Alternativat ndaj programeve të butësisë, Përdorimi i provave ekonomike në rastet e kartelit dhe vlerësimi ex-post i mjeteve juridike të bashkimit.

I themeluar në vitin 2001, Forumi Global i OECD-së për Konkurrencën bashkon përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të ftuar, pjesëmarrësit debatojnë dhe diskutojnë tema kryesore në axhendën e konkurrencës globale. Me një fokus të gjerë në zhvillimin, Forumi promovon një dialog më të gjerë që përfshin lidhjet midis politikave të konkurrencës dhe sektorëve të tjerë të zhvillimit ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors